Moti sot, e mërkurë 21 tetor, në Strugë do të jetë kryesisht i vranët, me mundësi për reshje të dobëta shiu gjatë ditës.
Temperaturat do të lëvizin nga rreth 9 gradë në mëngjes, ndërsa maksimalja pritet të arrijë deri në 18 gradë Celsius.
Sipas parashikimeve, dita do të karakterizohet nga vranësira dhe mot më i freskët krahasuar me ditët e kaluara. Ndryshim më i theksuar i motit pritet gjatë ditëve në vijim, me mundësi më të mëdha për reshje shiu të enjten dhe të premten.














