Tuesday, October 20, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniNga moti i qëndrueshëm drejt reshjeve: E enjtja sjell shi të rrëmbyeshëm...

Nga moti i qëndrueshëm drejt reshjeve: E enjtja sjell shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima

Maqedonia e Veriut sot do të përfshihet nga mot kryesisht i kthjellët dhe me diell. Era do të fryjë dobët deri mesatarisht nga drejtimi juglindor. Temperaturat e mëngjesit do të jenë nga 2 deri në 11 gradë Celsius, ndërsa gjatë ditës temperaturat maksimale do të lëvizin nga 18 deri në 24 gradë.

Edhe në Shkup pritet mot me diell, ndërsa era do të jetë e dobët deri mesatare dhe do të fryjë nga veriu.

Ndryshimi i kushteve atmosferike do të nisë nga pasditja e së mërkurës, kur pritet shtim gradual i vranësirave dhe reshje lokale shiu. Temperaturat minimale do të variojnë nga 4 deri në 12 gradë, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 17 deri në 23 gradë Celsius.
Situata do të përkeqësohet të enjten, kur priten reshje më intensive dhe të rrëmbyeshme shiu, të shoqëruara në intervale edhe me bubullima. Temperaturat gjatë ditës do të jenë më të ulëta, me maksimale nga 13 deri në 21 gradë Celsius.

Deri të enjten, në vendet më të ulëta do të ketë mundësi për paraqitje të mjegullës gjatë orëve të mëngjesit, si dhe vranësira të ulëta. Të premten, ndërkohë, pritet forcim i erës, e cila do të fryjë nga veriperëndimi.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!