18 vjeçarja shqiptare Alina Abdii, nga Tetova dhe Struga drejt majave të futbollit gjerman
Alina Abdii, 18 vjeçarja me rrënjë shqiptare nga Tetova dhe Struga, po shënon hapa të rëndësishëm në karrierën e saj futbollistike.
Ajo është pjesë e Borussia Mönchengladbach dhe ka marrë ftesë për të përfaqësuar Kombëtaren e Gjermanisë U19.
Me talentin, përkushtimin dhe paraqitjet e saj në futbollin gjerman, Abdii ka arritur të ngjitet në një nivel të rëndësishëm të futbollit evropian në një moshë shumë të re.
Suksesi i saj përbën një moment krenarie për familjen, por edhe për shqiptarët nga Tetova dhe Struga, të cilët po e ndjekin me vëmendje rrugëtimin e saj.
Thirrja në Kombëtaren e Gjermanisë U19 është një tjetër hap i rëndësishëm në karrierën e saj dhe një dëshmi e potencialit që ajo posedon.
Me vetëm 18 vjeç, Alina Abdii ka ende një rrugë të gjatë përpara, ndërsa shpresat janë që ky të jetë vetëm fillimi i një karriere të madhe në futbollin profesionist.
Tetova dhe Struga mund të jenë krenare për Alinën dhe suksesin e saj.
(Struga Ekspres)
















