Të nderuar përfaqësues të Proakfes në Strugë,
Është e papranueshme që banorët e fshatit Veleshtë të mbeten tashmë dy ditë pa ujë të pijshëm. Uji është një nevojë jetike dhe një e drejtë themelore, jo një privilegj.
Kërkojmë ndërhyrje urgjente, transparencë për arsyet e kësaj ndërprerjeje dhe rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit me ujë.
“Banorët e Veleshtës nuk kërkojnë asgjë më shumë sesa atë që u takon: ujë të pijshëm, shërbim të rregullt dhe përgjegjësi nga institucionet përkatëse. Heshtja dhe zvarritja nuk janë zgjidhje,kërkojmë veprim të menjëhershëm”, shprehen banorët e Veleshtës.
Transmeton Struga Ekspres














