Sunday, October 18, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniAksion policor në të gjithë Maqedoninë e Veriut: 47 bastisje, 16 të...

Aksion policor në të gjithë Maqedoninë e Veriut: 47 bastisje, 16 të arrestuar, sekuestrohen drogë, armë dhe municion

Më 16 dhe 17 tetor 2026, Departamenti i Policisë Kriminalistike, në koordinim me të gjithë sektorët e punëve të brendshme dhe Njësinë për Qentë Zyrtarë, ka zhvilluar një aksion të përforcuar policor në të gjithë territorin e vendit, me qëllim zbulimin dhe luftimin e kriminalitetit, veçanërisht trafikimin e paligjshëm të drogës dhe posedimin ilegal të armëve.

Gjatë aksionit janë kryer 47 bastisje në shtëpi dhe ambiente të tjera ndihmëse, në disa lokacione në të gjithë vendin.

Gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar sasi të konsiderueshme marihuane, disa paketime me kokainë, si dhe paketime më të vogla me kokainë, të përgatitura për shitje të mëtejshme.

Gjithashtu, policia ka sekuestruar armë zjarri, përfshirë pistoleta dhe pushkë, municion të llojeve të ndryshme, para dhe sende të tjera për të cilat dyshohet se burojnë nga vepra penale.

Gjatë aksionit janë arrestuar 16 persona, ndërsa janë ngritur 11 kallëzime penale për veprat penale „prodhim dhe lëshim i paautorizuar në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“, sipas nenit 215, si dhe „prodhim, mbajtje dhe tregtim i palejuar i armëve ose materialeve shpërthyese“, sipas nenit 396 të Kodit Penal.

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se do të vazhdojë aktivitetet intensive për zbulimin dhe sanksionimin e të gjitha formave të kriminalitetit, me qëllim krijimin e një mjedisi më të sigurt dhe rritjen e sigurisë për të gjithë qytetarët.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!