Tuesday, October 13, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiApel për ndihmë: Të ndihmojmë 10 vjeçarin nga Struga i cili vuan...

Apel për ndihmë: Të ndihmojmë 10 vjeçarin nga Struga i cili vuan nga epilepsia

APEL PËR NDIHMË !
Një djal 10-vjeçar, i cili nga mosha 3-vjeçare vuan nga epilepsia, ka përsëri nevojë për ndihmën tonë.
Familja e tij ka provuar trajtimin në Maqedoni, por pa sukses dhe prej 3 vitesh, prindërit e dërgojnë në Turqi, me shpresën që djali i tyre një ditë të ketë një fëmijëri më të qetë.
Gjashtë muaj më parë, falë ndihmës së donatorëve tanë, arritëm t’ia mbulojmë shpenzimet e trajtimit. Tani djali duhet të shkojë përsëri në Turqi për kontrollet e radhës dhe vazhdimin e trajtimit.
Për kontrollet mjekësore, udhëtimin dhe qëndrimin 6 net në Turqi, familjes i nevojiten rreth 3.000 euro, shumë të cilën nuk ka mundësi ta sigurojë vetë.
Ju bëjmë thirrje të gjithëve që keni mundësi, të ndihmoni me aq sa mundeni. Edhe një donacion i vogël do të thotë shumë për këtë familje.
Faleminderit të gjithëve që e ndihmuat herën e parë. Shpresojmë që së bashku t’ia dalim edhe këtë herë!
Për donatorët brenda shtetit:
Emri i llogarisë: HZBS Nr. xhirollogarisë: 210-075048960117
Banka: NLB BANKA AD SKOPJE

Për transfere nga jashtë:
Emri i llogarisë: HZBS
IBAN: MK07210722000117340
SWIFT: TUTNMK22
Adresa: Karaorman 21, Strugë

Online:
WhyDonate: https://whydonate.com/fundraising/trajtim-per-djalin-10-vjecar-me-epilepsi-

Kontakt – Zyra:
Prapa postës
Tel: +389 71 313 991
E-mail: bamiresit.strugane@gmail.com

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!