Nisin punimet për vendosjen e semaforëve në një nga nyjet kryesore të komunikacionit në Strugë!
Pas një kohe të shkurtër pritet të fillojnë punimet për vendosjen e semaforëve në rrugën që lidh shëtitoren kryesore (Korzo), tregun, rrugën e plazhit dhe rrugën që të çon drejt fshatrave, njofton Struga Ekspres.
Vëzhgimi përmes kamerave nis më 12 tetor, ndërsa më pas do të vijojë vendosja e semaforëve, me qëllim organizimin dhe menaxhimin më të mirë të qarkullimit në këtë pjesë të frekuentuar të qytetit.
Semaforë do të vendosen gjithashtu edhe në rrugën drejt Plazhit të Meshkujve dhe Plazhit të Femrave.
Ky është një hap i rëndësishëm për një qarkullim më të sigurt dhe më të rregulluar për qytetarët dhe vizitorët e Strugës.
(Struga Ekspres)

















