Më 05.10.2026, në ora 14:00, zyrtarët policorë nga SPB Strugë e kanë privuar nga liria shtetasin serb S.D. (65).
Gjatë kontrollit në komunikacionin rrugor në rrugën rajonale Ohër–Strugë, zyrtarët policorë kanë ndaluar një automjet të udhëtarëve, “Peugeot”, me targa të Shkupit, dhe kanë konstatuar se drejtuesi nuk posedonte patentë shoferi.
Automjeti është konfiskuar dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, do të parashtrohet kallëzim përkatës.














