Tuesday, September 29, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniShqiptarët e Zvicrës për një natë grumbulluan 635 mijë franga për blerjen...

Shqiptarët e Zvicrës për një natë grumbulluan 635 mijë franga për blerjen e Xhamisë, festuan duke bë shqiponjen

Imami i njohur shqiptar në Zvicër, Bekim Alimi, mbrëmë mori pjesë për herën e 18-të në një iniciativë për themelimin apo blerjen e një objekti fetar për komunitetet tona në diasporë. Gjatë viteve ai tha se ka pasur nderin të jem pjesë e nismave të tilla në disa vende të Zvicrës, Gjermanisë, Austrisë, Kanadasë e më gjerë, shkruan portali Lideri.mk.

“Këtë herë u bashkuam për një qëllim të veçantë: blerjen dhe themelimin e Xhamisë së Santimirit.

Objekti kushtonte 635’000, me rreth 400 m² hapësirë shfrytëzuese dhe 2’100 m² parcelë. Për një komunitet të vogël prej vetëm rreth 40 familjesh, kjo ishte një barrë jashtëzakonisht e madhe.

Por sonte u dëshmua edhe një herë se kur bashkohen zemrat dhe duart për një qëllim të mirë, edhe e vështira bëhet e mundur.

” ”
Me praninë e rreth 120 pjesëmarrësve, mbështetjen e audiencës sonë dhe bujarinë e shumë kontribuuesve, u arrit shuma e nevojshme prej 635’000!

Elhamdulilah! Falënderimi i takon Allahut, ndërsa mirënjohje e thellë secilit që kontribuoi, mbështeti, dhuroi dhe bëri dua.

Urime komunitetit të Santimirit! Allahu e bëftë këtë xhami vatër të besimit, edukimit, bashkimit dhe mirësisë për shumë breza.

Me kënaqësi ndaj me ju disa momente nga kjo mbrëmje e veçantë”, njoftoi imami Alimi.
Siç shihet edhe në foto, gëzimin pas grumbullimit të mjeteve të nevojshme ata e kanë manifestuar duke bë shqiponjën./Lideri

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!