Një grua 45-vjeçare nga fshati Vrapçisht është dërguar pa shenja jete në Qendrën Urgjente në Gostivar.
Mjeku ka konstatuar vdekjen, ndërsa nuk janë vërejtur shenja të dukshme dhune. Me urdhër të prokurorit publik, trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, i cili pritet të sqarojë shkakun e vdekjes.TS













