Më 22.09.2026, rreth orës 18:43, në SPB Strugë është raportuar se kishte shpërthyer një zjarr në ara në fshatin Mislleshovë, Strugë.
Zjarri është shuar nga ekipi i Njësisë Territoriale Kundër Zjarreve në Strugë. Nga këqyrja e kryer është konstatuar se janë djegur 150 pemë frutore dhe sistemi i ujitjes, në pronësi të Z.R. nga Ohri, si dhe 400 pemë frutore dhe sistemi i ujitjes, në pronësi të Gj. Sh. nga Struga. Gjithashtu, janë përfshirë nga zjarri edhe disa parcela të tjera me bar të thatë dhe kashtë pas korrjes.
Është kryer këqyrja në vendngjarje.













