Thursday, September 24, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniAmbasada e SHBA-së nderon Afrim Bunjakun, kërkon llogaridhënie për Banjskën

Ambasada e SHBA-së nderon Afrim Bunjakun, kërkon llogaridhënie për Banjskën

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka nderuar policin e Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye të detyrës gjatë sulmit të armatosur në Banjskë në shtator të vitit 2023.

Përmes një postimi, Ambasada amerikane tha se i bashkohet Kosovës në nderimin e Bunjakut, transmeton Klankosova.tv.

“Ritheksojmë thirrjen tonë që autorët të mbahen përgjegjës”, thuhet në deklaratën e Ambasadës së ShBA-së në Prishtinë.

Afrim Bunjaku u vra më 24 shtator 2023 në Banjskë, gjatë përleshjeve me grupin e armatosur serb. Ai është nderuar pas vdekjes me titullin “Hero i Kosovës”.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!