Më 14 shtator 2026, në orën 18:10, në SPB Ohër, një person nga Shkupi ka raportuar se djali i tij 32-vjeçar, me të cilin po qëndronte në një kamping në Ohër, ishte larguar nga kampingu. Më pas, në plazh ai kishte gjetur disa nga rrobat e djalit të tij, telefonin celular dhe një varkë gome.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, ekipe policore nga policia liqenore dhe nga SPB Ohër, së bashku me anëtarë të Shërbimit të Shpëtimit Malor dhe një ekip zhytësish nga Klubi i Zhytjes „Ohër“, po kryejnë kërkime në ujërat e liqenit dhe në tokë, me qëllim gjetjen e tij dhe zbardhjen e plotë të rastit, njoftojnë nga SPB Ohër.
(Struga Ekspres)













