Tuesday, September 15, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniKëto janë çmimet e reja të derivateve të naftës

Këto janë çmimet e reja të derivateve të naftës

Nga sot, 15 shtator, në Maqedoninë e Veriut kanë hyrë në fuqi çmimet e reja të derivateve të naftës.

Çmimi i Eurodieselit ulet për 2 denarë, duke zbritur në 99 denarë për litër.

Ndërkohë, benzina shtrenjtohet për 3,5 denarë për litër. EuroSuper BS-95 tani kushton 100,50 denarë, ndërsa BS-98 arrin në 102,50 denarë për litër.

Ndryshimet vijnë në kuadër të masave të Qeverisë për përballimin e rritjes së çmimeve të energjisë, përfshirë uljen e TVSH-së për dizelin nga 18 në 10 për qind.

Kështu, për qytetarët që përdorin automjete me naftë, çmimi i dizelit nga sot është më i ulët, ndërsa benzina ka kaluar pragun prej 100 denarësh për litër.(INA)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!