Friday, September 11, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniMickoski bëri thirrje që himni të intonohet në shkollat e të gjitha...

Mickoski bëri thirrje që himni të intonohet në shkollat e të gjitha komunave, pavarësisht nga struktura etnike e popullsisë

Mickoski bëri thirrje që himni të intonohet në shkollat e të gjitha komunave, pavarësisht nga struktura etnike e popullsisë.

Kryeministri Hristijan Mickoski bëri thirrje që himni shtetëror të respektohet dhe të intonohet në shkollat e të gjitha komunave, pavarësisht nga struktura etnike e popullsisë.

Mickoski theksoi se mënyra e intonimit të himnit është e rregulluar qartë me Kushtetutën dhe ligjet dhe se nuk ekziston asnjë dilemë rreth statusit të tij, përcjell Pa Censurë.

“Unë bëj thirrje që të gjitha, absolutisht të gjitha komunat, pa dallim të dimensionit etnik, të respektojnë himnin shtetëror dhe ta intonojnë atë në shkolla”, tha kryeministri.

Ai shpjegoi se, në përputhje me dispozitat ligjore, himni shtetëror mund të intonohet me këndim ose me dëgjim.

Në lidhje me intonimin e himneve të shteteve të tjera, Mickoski tha se edhe kjo çështje është e rregulluar me ligj.

“Ka ligj që e rregullon këtë dhe sipas ligjit mund të intonohet himni i një shteti tjetër, nëse intonohet edhe himni shtetëror”, deklaroi Mickoski.

Sipas tij, nëse respektohen rregullat ligjore, nuk duhet të ketë asnjë problem me intonimin e himneve në shkolla, transmeton Pa Censurë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!