Friday, September 11, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiBDI-STRUGË: SHËNDETËSIA NË STRUGË, NË MËSHIRË TË FATIT!

BDI-STRUGË: SHËNDETËSIA NË STRUGË, NË MËSHIRË TË FATIT!

SHËNDETËSIA NË STRUGË, NË MËSHIRË TË FATIT!

Dy vite qeverisje të VMRO–VLEN dhe në Strugë kemi një bilanc alarmant: 0 investime në infrastrukturën e dy spitaleve dhe 0 specializime për mjekët e rinj nga Struga.

Në një kohë kur gjithandej flitet për mungesë të kuadrit mjekësor, dhjetëra mjekë të rinj nga Struga mbeten pa punë dhe pa perspektivë. Në vend që këta të rinj të sistemohen në institucionet shëndetësore të qytetit dhe të ndërtojnë këtu të ardhmen e tyre, ata lihen në rrugë dhe, në pamundësi për të gjetur vendin e merituar të punës, detyrohen të marrin rrugën e migrimit.

Kjo është një politikë absurde: shteti ankohet se po humb mjekët, ndërsa njëkohësisht nuk u krijon mundësi atyre që sapo kanë përfunduar studimet.

Ndërkohë, spitalet e Strugës vazhdojnë të përballen me mungesë investimesh, kushte të vështira dhe mungesë të kuadrit të specializuar.

Prandaj pyesim publikisht Ministrinë e Shëndetësisë:

A ka një plan për sistemimin dhe punësimin e mjekëve të rinj nga Struga?
A ka një plan për specializimin e tyre?
A ka një plan konkret për përmirësimin e kushteve dhe investimet në spitalet e Strugës?
Apo plani i VMRO–VLEN është që shëndetësia në Strugë të degradohet gradualisht, të boshatisen repartet dhe në fund të arsyetohet mbyllja e tyre me mungesën e kuadrit?

Struga nuk ka nevojë për arsyetime. Ka nevojë për mjekë, specializime, investime dhe spitale funksionale.

Nuk mund të lejojmë që mjekët tanë të largohen jashtë vendit për shkak të papërgjegjësisë së pushtetit, ndërsa qytetarët e Strugës të mbeten pa shërbime shëndetësore.

BDI – Dega Strugë
Sektori për Marrëdhënie me Publikun

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!