Wednesday, September 9, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeSliderMickoski: Çmimi i energjisë elektrike nuk do të rritet, mund edhe të...

Mickoski: Çmimi i energjisë elektrike nuk do të rritet, mund edhe të ulet

Kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar se qytetarët nuk duhet të presin rritje të çmimit të energjisë elektrike, ndërsa tha se po punohet edhe për mundësinë e uljes së tij.

Duke folur për çmimin e energjisë elektrike, Mickoski tha se Qeveria po përgatit një metodologji që synon fillimisht ruajtjen e çmimit aktual, por edhe shqyrtimin e mundësisë për ta bërë atë më të lirë.

“Për energjinë elektrike po përgatisim një metodologji me të cilën do të përpiqemi, të paktën, ta ruajmë të njëjtin çmim. Pse të mos përpiqemi edhe ta bëjmë më të lirë?”, deklaroi Mickoski.

Kryeministri tha se, sipas vlerësimeve të Qeverisë, vendi e pret një dimër të qëndrueshëm sa i përket furnizimit me energji.

Ai theksoi se që nga ardhja e kësaj qeverie në pushtet, çmimi i energjisë elektrike për amvisëritë nuk ka pasur rritje reale, pavarësisht sfidave të mëdha në sektorin energjetik.

“Pavarësisht të gjitha sfidave, sot mund të them se situata është e qëndrueshme. Do të kemi një dimër të qëndrueshëm”, tha Mickoski.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!