Tuesday, September 1, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiPSE MBYLLEN SHKOLLAT SHQIPTARE? RACIONALIZIM APO STANDARD I DYFISHTË NË STRUGË? (Dokument)

PSE MBYLLEN SHKOLLAT SHQIPTARE? RACIONALIZIM APO STANDARD I DYFISHTË NË STRUGË? (Dokument)

Vendimi për mbylljen e shkollave periferike në Zhepini, Poumi dhe Bogovica, tri vendbanime shqiptare, ka ngritur pikëpyetje serioze mbi kriteret që janë përdorur nga institucionet kompetente.

Pyetja është e thjeshtë: nëse kriteri është numri i vogël i nxënësve, pse vazhdojnë të funksionojnë shkollat në Lukovë me vetëm 4 nxënës dhe në Piskupshtinë me 4 nxënës nga klasa e parë deri në të pestën?

Pse për disa shkolla 4 nxënës janë të mjaftueshëm për të vazhduar punën, ndërsa shkollat në vendbanime shqiptare mbyllen?

A ekziston një kriter i njëjtë për të gjithë, apo kemi të bëjmë me standard të dyfishtë?

Kjo situatë kërkon përgjigje të qartë nga Komuna e Strugës dhe institucionet kompetente. Nëse vendimi është marrë për arsye financiare, demografike apo pedagogjike, atëherë duhet të bëhen publike analizat dhe kriteret mbi të cilat është marrë vendimi.

Por nëse kriteret nuk zbatohen njësoj, atëherë lind një pyetje edhe më serioze:

A është ky vërtet racionalizim i rrjetit shkollor, apo shkollat shqiptare po paguajnë çmimin e një vendimi politik?

Qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë transparencë dhe trajtim të barabartë.

4 nxënës në Lukovë dhe 4 nxënës në Piskupshtinë nuk mund të jenë kriter për vazhdimin e funksionimit të shkollës, ndërsa numri i vogël i nxënësve të përdoret si arsye për mbylljen e shkollave në Zhepini, Poumi dhe Bogovica, pa një shpjegim të qartë.

Nëse standardi është i njëjtë për të gjithë, le të publikohet.

Nëse jo, atëherë kush dhe pse po vendos se cilat shkolla duhet të mbyllen?

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!