Turpi i mbylljes së shkollave nga dora e vetë shqiptarëve!
Sot, në Këshillin e Komunës së Strugës, u votua pro mbylljes së shkollave në Bogovicë, Pohum, Zhepin dhe Nerez, me arsyetimin e “optimizimit” dhe rritjes së cilësisë së arsimit.
Por pyetja që shtrohet është e qartë:
Nëse parimi është optimizimi dhe rritja e cilësisë së arsimit, pse i njëjti parim nuk u respektua në të gjitha shkollat ku gjendja është identike?
Nuk mund të ketë standarde të dyfishta. Nëse kriteret janë numri i nxënësve, kushtet, shpenzimet apo organizimi i mësimit, ato duhet të zbatohen njësoj për të gjitha shkollat dhe pa përjashtime.
Vendimi u miratua me 12 vota pro, nga këshilltarë të VLEN-it, VMRO-DPMNE-së, Levicës dhe një këshilltar i ASH-Taravarit.
Dhe këtu qëndron edhe pjesa më e dhimbshme e këtij vendimi:
Mbyllja e shkollave shqiptare po bëhet me votën e vetë shqiptarëve, në bashkëpunim me VMRO-DPMNE-në dhe Levicën.
A mund të quhet “rritje e cilësisë” një vendim që ua largon fëmijëve shkollën nga vendbanimi i tyre?
A është ky vërtet optimizim, apo thjesht një mënyrë për të arsyetuar një vendim që prek drejtpërdrejt komunitetet shqiptare?
Shkollat nuk janë thjesht numra në një tabelë financiare. Ato janë pjesë e jetës së fshatrave dhe garanci që fëmijët të kenë arsimim sa më pranë familjeve të tyre.
Shqiptarët kurrë nuk i harrojnë ata që hapën shkolla, por po ashtu nuk e harrojnë as dorën tradhtare që mbyll shkolla!
LSH-Strugë













