Dita e fundit e gushtit sjell mot të ngrohtë dhe kryesisht me diell në Strugë.
Sipas parashikimeve, temperatura maksimale gjatë ditës pritet të arrijë rreth 30 deri në 31 gradë Celsius.
Gjatë paradites pritet mot kryesisht i kthjellët, ndërsa gjatë pasdites mund të shfaqen vranësira të pakta.
Mundësia për reshje në Strugë mbetet e ulët. Gjatë natës moti pritet të jetë kryesisht i kthjellët, me temperatura që do të zbresin në rreth 16–20°C.
Në nivel të Maqedonisë së Veriut, Administrata për Çështje Hidrometeorologjike (UHMR) parashikon mot kryesisht me diell dhe të ngrohtë, me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Në disa pjesë të vendit, sipas UHMR-së, ekzistojnë kushte për paqëndrueshmëri lokale, reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të përforcuar.
Parashikimet për ditët e para të shtatorit tregojnë se temperaturat në Strugë do të mbeten të larta, rreth 30°C, ndërsa një ndryshim më i dukshëm i motit pritet më vonë gjatë javës.













