Më 29.08.2026, në orën 01:10, zyrtarët policorë nga Qendra Rajonale për Çështje Kufitare – Perëndim, në rrugën rajonale Strugë–Radozhdë, privuan nga liria V.I. (39) nga Manastiri.
Gjatë kontrollit të automjetit të tij të udhëtarëve, një „Mazda“ me targa të Manastirit, zyrtarët policorë gjetën dhe sekuestruan marihuanë.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës.
(Struga Ekspres)













