Monday, August 3, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiOhri Flet Shqip: Bizneset shqiptare në Ohër po përballen me mungesë të...

Ohri Flet Shqip: Bizneset shqiptare në Ohër po përballen me mungesë të Coca-Cola dhe pijeve të tjera nga Pivara Skopje

🚨 SKOPSKA PIVARA, ÇFARË PO NDODH ME FURNIZIMIN NË OHËR? Skopska Pivara

Në kulmin e sezonit turistik, kur Ohri është plot me turistë dhe bizneset kanë nevojë për furnizim të rregullt, disa biznese shqiptare në qytet po përballen me mungesë të Coca-Cola dhe pijeve të tjera nga Pivara Skopje.

Sipas informacioneve që na janë përcjellë nga biznese, furnizimet po vonohen deri në 8–9 ditë, duke krijuar probleme serioze pikërisht në periudhën kur kërkesa është në maksimum.

❗ 8–9 ditë pritje në kulmin e sezonit nuk janë pak.

Bizneset shqiptare në Ohër paguajnë, punësojnë njerëz dhe kontribuojnë çdo ditë në ekonominë e qytetit. Prandaj, furnizimi duhet të jetë i rregullt dhe i barabartë për të gjithë.

👉 Çfarë po ndodh, Pivara Skopje?

A ka mungesë produktesh, problem me shpërndarjen apo një arsye tjetër?

Presim një sqarim publik nga Pivara Skopje.

📢 Nëse edhe biznesi juaj po përballet me këtë problem, na shkruani në inbox.

Ohri Flet Shqip
#OhriFletShqip #Ohër #PivaraSkopje #BiznesetShqiptare #CocaCola #SezoniTuristik

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!