Monday, August 3, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniZiadin Sela takon Albin Kurtin

Ziadin Sela takon Albin Kurtin

Bashkë me Kryetarin e Kuvendit të Lidhjes Shqiptare, Elmi Aziri, sot në Prishtinë takuam Kryeministrin në detyrë të Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti.

Në takim u bisedua për zhvillimet politike në dy vendet dhe rajon, sfidat e përbashkëta dhe tema të tjera me interes kombëtar dhe për qytetarët e dy vendeve.

Potencova rëndësinë e formimit të institucioneve si jetike për vazhdimim e proceseve të rëndësishme që e presin Kosovën si në zhvillimet e brendshme ashtu në procesin integrues, duke përshëndetur dhe inkurajuar në këtë drejtim dialogun me opozitën dhe pjekurinë politike e shtetëformuese të partive politike.

Me Kryeministrin Kurti diskutuam për situatën politike në Maqedoninë e Veriut, duke shpalosur shqetësimet në lidhje me tendencat për tu zhvlerësuar edhe ato pak të drejta kolektive të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, siç është edhe rasti i Ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat.

Në bashkëbisedim, shprehëm interesim edhe për rjedhën e projekteve infrastrukturore si rruga Shkup-Bllacë dhe ajo Tetovë-Prizren.

Procesi euro-integrues u vlerësua si tejet i rëndësishëm për të ardhmen e vendeve tona dhe u cilësua si rrugë e vetme dhe pa alternativë, ndërsa bashkëpunimi i ndërsjellë do të lehtësojë dhe përshpejtojë këtë proces.
Ziadin Sela-LSH

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!