Më 26.07.2026, në ora 19:30, në fshatin Piskupshinë, Strugë, zyrtarët policorë të SPB Strugë e privuan nga liria V.G. (64) nga fshati Piskupshinë.
Ai dyshohet se rreth orës 17:00, në fshat, me një mjet të mprehtë e ka kanosur bashkëfshatarin e tij D.Gj. (58).
I dyshuari është ndaluar në stacionin policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.
(Struga Ekspres)













