Një ngjarje e rëndë ka tronditur Fushë Kosovën, ku 32-vjeçari Andi (Skender) Spahiu humbi jetën pasi dyshohet se u përball me komplikime gjatë konsumimit të shalqirit.
Sipas njoftimit të familjes, ceremonia e varrimit do të zhvillohet sot në ora 17:00 në varrezat e Fushë Kosovës.
I ndjeri ishte transportuar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi dyshohej se një copë ushqimi i kishte bllokuar rrugët e frymëmarrjes. Megjithëse ekipi mjekësor ndërhyri menjëherë, ai nuk arriti t’u mbijetojë komplikimeve dhe vdekja e tij u konstatua rreth orës 14:15.
Me vendim të prokurorit, rasti është hapur për hetim me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekjes, ndërsa trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për kryerjen e autopsisë.













