REAGIM
– BDI, DEGA STRUGË
NËNSHKRIMI NUK SHUAN ZJARR: MENDI QYRA T’U PËRGJIGJET ZJARRFIKËSVE TË STRUGËS
Më 3 tetor 2025, atëherë kandidat për kryetar të Komunës së Strugës, Mendi Qyra vizitoi Njësinë Territoriale të Zjarrfikësve dhe me nënshkrimin e tij pranoi kërkesën ku përshkruheshin problemet serioze të këtij shërbimi.
Në dokument flitet për paga të papërshtatshme ndaj rrezikut, moszbatimin e një vendimi gjyqësor, uniforma dhe pajisje të vjetruara, mungesë investimesh në automjete, si dhe nevojën për trajnime profesionale.
Sot, pasi Mendi Qyra është në krye të Komunës, qytetarët dhe zjarrfikësit kanë të drejtë të pyesin:
Çfarë ka realizuar nga kërkesat që i pranoi me nënshkrim? A është zbatuar vendimi gjyqësor? A janë siguruar paga dinjitoze, uniforma, pajisje dhe automjete funksionale?
Zjarrfikësit nuk kanë nevojë për vizita dhe nënshkrime parazgjedhore. Ata kanë nevojë për kushte të sigurta pune, respektim të të drejtave të tyre dhe mbështetje reale institucionale.
BDI – Dega Strugë kërkon nga kryetari Mendi Qyra të dalë publikisht dhe të bëjë të ditur se çfarë është realizuar deri më sot, si dhe të paraqesë afate konkrete për zgjidhjen e kërkesave.
Ata që rrezikojnë jetën për të mbrojtur qytetarët nuk mund të trajtohen me heshtje. Premtimet dhe nënshkrimet duhet të kthehen në vepra.













