Saturday, July 25, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniNikolloski: Gjatë muajve të ardhshëm, qarkullimit do t’i shtohen 10 kilometrat më...

Nikolloski: Gjatë muajve të ardhshëm, qarkullimit do t’i shtohen 10 kilometrat më të ndërlikuar të autostradës Kërçovë–Ohër

Punimet për ndërtimin e autostradës Kërçovë–Ohër po zhvillohen me ritëm të intensifikuar, ndërsa autoritetet njoftojnë se progresi në terren po ecën sipas planit. Gjatë një inspektimi në segmentin Presekë–Kërçovë, zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikoloski, bëri të ditur se dy galeri janë përfunduar tërësisht, ndërsa puna vazhdon me intensitet në të tretën.
Sipas tij, gjatë muajve në vijim do të lëshohen në përdorim edhe 10 kilometra të rinj të autostradës, që përfshijnë pjesën më sfiduese të projektit, ku ndërtohen tunele dhe galeri.
Nikoloski theksoi se realizimi i tetë galerive përbën një nga sfidat më të mëdha inxhinierike të këtij projekti. Krahas tyre, po punohet edhe për stabilizimin e terrenit, përfundimin e urave dhe ndërtimin e dy tubave të tuneleve. Ai u shpreh se pas disa muajsh ky segment pritet të jetë plotësisht funksional dhe i hapur për qarkullim.

“Përmasat e këtij projekti janë vërtet mbresëlënëse. Vetëm tri galeritë që ndodhen pas meje kanë një gjatësi totale prej 1.1 kilometrash, ndërsa tunelet do të jenë më të gjatat në Maqedoni – njëri tub do të jetë 2 kilometra, ndërsa tjetri 2.1 kilometra. Galeri të këtij tipi ndërtohen për herë të parë jo vetëm në Maqedoni, por edhe në të gjithë rajonin”, deklaroi Nikoloski.

Ai shtoi se ndërtimi i galerive është zgjedhja më e përshtatshme për stabilizimin e tokës dhe mbrojtjen e trasesë, duke theksuar se kjo zgjidhje po dëshmohet efektive edhe në praktikë.

“Për të garantuar sigurinë e qarkullimit dhe për të mbrojtur trasenë e autostradës, ndërtimi i këtyre galerive ishte alternativa më e mirë. Ky ishte një projekt që për një kohë të gjatë ishte lënë pas dore dhe shumë pak besonin se do të përfundonte. Sot situata është krejt ndryshe – fundi i punimeve tashmë shihet. Aktualisht janë në funksion 34 kilometra të autostradës, ndërsa në muajt e ardhshëm do të hapen edhe 10 kilometra të tjerë, pikërisht segmenti më kompleks me tunele dhe galeri”, u shpreh zëvendëskryeministri Nikoloski.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!