Më 23.07.2026, në ora 21:57, në rrugën rajonale Ohër–Strugë, afër fshatit Misleshovë të Strugës, zyrtarët policorë të SPB Ohër privuan nga liria GJ.L. (38) nga fshati Drasllajcë i Strugës.
Gjatë një kontrolli në komunikacion, policia ndaloi një automjet të tipit “Mitsubishi” me targa të Strugës, të cilin e drejtonte ai. Gjatë kontrollit u konstatua se kishte 1,92 promilë alkool në gjak.
Ai u përjashtua nga komunikacioni dhe, me urdhër të prokurorit publik, automjeti iu sekuestrua.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 297-a të Kodit Penal, për veprën penale “drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”.
(Struga Ekspres)













