Pas disa ditësh me temperatura të larta, moti sot ka sjellë një freskim të ndjeshëm në Strugë dhe në pjesën më të madhe të Maqedonisë së Veriut. Qielli do të mbetet kryesisht i vranët, ndërsa gjatë ditës priten reshje lokale shiu, të shoqëruara në disa zona edhe me bubullima.
Në Strugë, temperaturat do të jenë dukshëm më të ulëta për këtë periudhë të vitit, duke krijuar kushte më të favorshme për aktivitetet në natyrë, megjithëse reshjet mund të ndërpresin përkohësisht lëvizjet në disa zona.
Edhe në rajonet e tjera të vendit pritet mot i paqëndrueshëm, me alternim të vranësirave dhe intervaleve me diell. Në zonat malore dhe në pjesët perëndimore nuk përjashtohen rrebeshe afatshkurtra me intensitet më të lartë.
Meteorologët parashikojnë që moti të përmirësohet gradualisht në ditët në vijim, me kthimin e diellit dhe rritje të temperaturave. Deri atëherë, qytetarëve u rekomandohet të ndjekin parashikimet e motit dhe të tregojnë kujdes gjatë reshjeve intensive.













