Tuesday, July 21, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiFaton Pollozhani: Me propozim të opozites,komuna e Strugës do ndaj bursa për...

Faton Pollozhani: Me propozim të opozites,komuna e Strugës do ndaj bursa për studentë

Në seancën e 8-të të Këshillit Komunal të Strugës u miratuan disa vendime me rëndësi për qytetarët.
Me propozim të këshilltarëve të opozitës dhe me mbështetjen unanime të të gjitha grupeve të këshilltarëve, u miratua vendimi për ndarjen e 60 bursave për studentë nga kategori të ndryshme të Komunës së Strugës. Ky është një hap konkret në mbështetje të të rinjve dhe investim në arsim.
Po ashtu, u miratua edhe Deklarata për mbrojtjen e dinjitetit të këshilltarëve dhe promovimin e dialogut ndërinstitucional, si përgjigje ndaj ngjarjeve të fundit që kanë ndodhur në qytetin e Strugës. Besojmë se debati institucional duhet të zhvillohet gjithmonë me respekt, përgjegjësi dhe në frymën e bashkëpunimit.
Në këtë seancë ritheksuam edhe qëndrimin tonë për thirrjen e një seance publike kushtuar çështjes së trajtimit dhe menaxhimit të qenve endacakë. Qëllimi ynë mbetet që, me pjesëmarrjen e ekspertëve nga fusha të ndryshme, të zhvillohet një debat profesional dhe të gjenden zgjidhje të qëndrueshme për këtë problem që prek çdo qytetar të Strugës.
Do të vazhdojmë të propozojmë iniciativa që i shërbejnë interesit publik dhe zhvillimit të Komunës së Strugës.

Faton Pollozhani-Kryetar i BDI-Strugë/ Këshilltar

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!