Thursday, July 16, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniMoti sot

Moti sot

Gjatë ditës së sotme pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe temperatura të larta. Herë pas here do të ketë vranësira të lehta deri mesatare, ndërsa era do të fryjë me intensitet të dobët deri mesatar nga veriu. Në orët e pasdites nuk përjashtohet mundësia për zhvillim lokal të motit të paqëndrueshëm, me reshje të shkurtra shiu, bubullima dhe vende-vende shtrëngata.

Temperaturat minimale do të variojnë nga 11 deri në 21 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të lëvizin ndërmjet 31 dhe 38 gradëve.
Në Shkup do të mbizotërojë mot i kthjellët dhe i nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare gjatë ditës. Era do të jetë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të jetë rreth 19 gradë Celsius, ndërsa gjatë ditës pritet të arrijë deri në 37 gradë.

Sipas parashikimit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, moti i ngrohtë dhe me diell do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Vranësirat do të jenë të pakta deri mesatare, ndërsa gjatë pasdites do të ekzistojnë kushte për paqëndrueshmëri lokale, të shoqëruara me reshje intensive shiu, bubullima dhe erë të përforcuar.

Kulmi i valës së të nxehtit pritet të regjistrohet të dielën, kur temperaturat maksimale në mbarë vendin do të kalojnë 30 gradë Celsius, ndërsa në disa zona do t’i afrohen edhe 40 gradëve.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!