Endri Hani shpallet fitues në “Austria Open 2026”, fiton medaljen e artë për Austrinë.
Boksieri i talentuar Endri Hani arriti një sukses të madh në turneun ndërkombëtar të boksit Austria Open 2026, ku përfaqësoi Austrinë në kategorinë super të rëndë (+92 kg).
Në finale, Hani u përball me një boksier nga Çeçenia, duke zhvilluar një paraqitje shumë të mirë dhe duke dominuar ndeshjen ku e nxorri dy her në KO kundërshtarin e tij. Falë performancës së tij bindëse, ai u shpall fitues dhe fitoi medaljen e artë në kategorinë super të rëndë.
Ky rezultat është një tjetër dëshmi e punës dhe përkushtimit të sportistit, si dhe një sukses i rëndësishëm për boksierët e BK “Sindi”, të cilët vazhdojnë të korrin rezultate të shkëlqyera në arenën ndërkombëtare.
Endri Hani, së bashku me vllaun e tij Erin, stërviten në klubin e boksit “Tandem” në Klagenfurt të Austrisë, ku me punë dhe disiplinë po ndërtojnë një karrierë të suksesshme dhe po përfaqësojnë me dinjitet Austrinë në garat ndërkombëtare.













