SPB Ohër, në bashkëpunim me Këshillin Komunal për Siguri në Komunikacionin Rrugor në Ohër, ka nisur fushatën parandaluese “Drejtoni trotinetin në mënyrë të sigurt”.
Zyrtarët policorë nga Sektori për Parandalim dhe përfaqësues të Këshillit, në disa rrugë të qytetit, komunikuan me personat që drejtojnë trotinete elektrike, duke i informuar ata për rregullat dhe dispozitat për drejtimin e sigurt të trotineteve, si dhe për ndryshimet e reja në Ligjin për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor që kanë të bëjnë me përdorimin e këtij lloji mjeti transporti. Me këtë rast, atyre iu shpërndanë edhe fletëpalosje edukative.
Qëllimi i kësaj fushate është rritja e ndërgjegjësimit për pjesëmarrje të sigurt në komunikacion, informimi i drejtuesve të trotineteve për rregullat e komunikacionit dhe detyrimet ligjore, si dhe mbi të gjitha, ulja e numrit të aksidenteve në komunikacion dhe e lëndimeve.













