Më 28 maj 2026, në ora 17:45, në sheshin “Republika e Krushevës” në Ohër, është arrestuar një person 44-vjeçar nga Ohri, i cili më parë, në një objekt hotelierik, ka prishur rendin dhe qetësinë publike me bërtitje dhe sjellje të pahijshme agresive.
Pas testit të alkoolit, tek ai janë konstatuar 2.51 promil alkool në gjak dhe pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës, njoftojnë nga SPB Ohër. (Struga Ekspres)













