Ish kryeministri Nikolla Gruevski aktualisht është i dënuar vetëm për dy vepra penale, “Shuplakat në Komunën Qendër” për të cilën ka vendim të plotfuqishëm 18 muaj burg efektiv dhe vepra tjetër “Parcelat në Vodno” për të cilën Gruevski është dënuar me 9 vjet burg. Megjithëse se në fuqi ka mbi 10 vjet burg për t’i vuajtur, kthimi i tij në Shkup nuk duket i pamundur. Vepra “Shuplakat në Komunën Qendër” vjetërsohet më 10 shtator 2027, ndërsa për “Parcelat në Vodno” për shkak të dënimit në mungesë, Gruevski ka të drejtë të kërkon përsëritje të procedurës dhe të njëjtën ta ndjek nën masa kujdesi më të lehta se paraburgimi. Këtë e tha ditë më parë edhe vetë prokurori i sapo angazhuar në lëndët “Talir 1 dhe Talir 2”, Kristijan Smilevski.













