Friday, February 20, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoni46-vjeçari denoncon keqpërdorimin e të dhënave personale për borxh mbi 5 milionë...

46-vjeçari denoncon keqpërdorimin e të dhënave personale për borxh mbi 5 milionë denarë ndaj banke në falimentim

MPB njofton se me datë 19.02.2026, në ora 12:30, në DPB Gostivar, një 46-vjeçar nga një fshat i Gostivarit ka denoncuar se janë keqpërdorur të dhënat e tij personale. Më konkretisht, denoncuesi, i cili punon në Zvicër, gjatë një bisede me një përmbarues në Gostivar është informuar se ndaj tij po zhvillohet një procedurë si pronar i një firme për një borxh prej 5.085.079 denarësh ndaj një banke në falimentim. Njëkohësisht, kërkoheshin si peng një automjet transportues “MAN” dhe një makinë pune (eskavator). Gjithashtu, ai ka sqaruar se kurrë nuk ka poseduar firmë apo makineri dhe dyshon se të dhënat e tij janë keqpërdorur me dokumentacion të falsifikuar gjatë marrjes së një kredie. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!