Më 10.02.2026, në ora 18:15, në rrugën lokale ndërmjet fshatrave të Strugës, Veleshtë dhe Oktis, zyrtarë policorë nga SPB Strugë e privuan nga liria S.A.(47) nga Oktisi.
Gjatë kontrollit në komunikacion, zyrtarët policorë ndaluan një automjet udhëtarësh “Peugeot” me targa të Strugës, të cilin ai e drejtonte, dhe pas kontrollit u gjet dhe u sekuestrua marihuanë.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.













