Tuesday, February 10, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniLSM do ta bllokojë Kuvendin, kërkon pagë minimale më të lartë dhe...

LSM do ta bllokojë Kuvendin, kërkon pagë minimale më të lartë dhe ulje të pagave të zyrtarëve

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) njoftoi se sot në orën 09:00 do ta bllokojë hyrjen në Kuvend, me çka do të fillojë bllokada e institucioneve të cilat, siç thonë nga sindikata, e bllokojnë rritjen e pagës minimale. Do të bllokohen rrugët “Dame Gruev” dhe “11 Tetori”, te ndërtesa e Kuvendit.

Nga LSM thonë se përmes bllokadës do të dërgohet mesazh te deputetët se janë ata që po bllokojnë ligjin për rritjen e pagës minimale më shumë se një vit dhe të cilët nuk duan ta pranojnë nismën e LSM-së për uljen e pagave të zyrtarëve.

“Deputetët ende po bëhen të shurdhër në nismën e LSM-së për rritjen e pagës minimale dhe pagave tjera për 100 euro, si dhe për nismën e fundit të LSM-së për uljen e pagave të tyre për 80 për qind”, deklaroi mbrëmë kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafilov.

Sipas kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, shtëpia ligjvënëse sot do të punojë paralelisht me protestën e LSM-së. Ai pret që protesta të kalojë qetë, ndërsa nuk do të ketë sigurim shtesë të ndërtesës. /MIA

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!