Monday, February 9, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiKomuna e Strugës: Ja si u shpenzuan 6.4 milionë denarë për një...

Komuna e Strugës: Ja si u shpenzuan 6.4 milionë denarë për një cisternë që nuk funksionoi

👉 Në vitin 2023, Komuna e Strugës është furnizuar me një cisternë vakumi për mirëmbajtjen e sistemeve të ujësjellësit dhe kanalizimit në zonat rurale, me vlerë 6.400.000 denarë me TVSH, në përputhje me kontratën e lidhur.

Pavarësisht shumës së konsiderueshme financiare të paguar nga mjetet publike, cisterna asnjëherë nuk është vënë në përdorim. Gjithashtu, pas një inspektimi të kryer, është konstatuar se ajo është jofunksionale dhe nuk mund ta kryejë funksionin për të cilin është blerë.

Kjo do të thotë se:
1. mjetet publike janë shpenzuar,
2. shërbimi për të cilin ishte e destinuar nuk është siguruar,
3. problemet në terren kanë mbetur të pazgjidhura,
4. ndërsa qytetarët – përsëri e paguajnë çmimin.

Komuna e Strugës sot përballet me pasojat e këtyre vendimeve dhe praktikave. Detyrimi ynë është që gjendjet t’i paraqesim në mënyrë transparente, t’i analizojmë dhe të veprojmë me përgjegjësi në interes të qytetarëve.

➡️ Kjo është pjesë e realitetit që kemi trashëguar.
➡️ Kjo është arsyeja pse flasim për menaxhim të përgjegjshëm dhe llogaridhënie.

———-

👉 Во 2023 година, Општина Струга набавила вакуум цистерна за одржување на водоводни и канализациони системи во руралните подрачја, со вредност од 6.400.000 денари со ДДВ, согласно склучен договор.

И покрај значителниот финансиски износ платен од јавни средства, цистерната никогаш не била ставена во употреба. Дополнително, при извршен увид е утврдено дека истата не е функционална и не може да ја извршува својата намена.

Ова значи дека:
1. јавни средства се потрошени,
2. услугата за која била наменета не е обезбедена,
3. проблемите на терен останале нерешени,
4. а граѓаните – повторно ја плаќаат цената.

Општина Струга денес се соочува со последиците од ваквите одлуки и практики. Нашата обврска е состојбите да ги прикажеме транспарентно, да ги анализираме и да постапуваме одговорно во интерес на граѓаните.

➡️ Ова е дел од реалноста што ја наследивме.
➡️ Ова е причината зошто зборуваме за одговорно управување и отчетност.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!