Friday, February 6, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniDy persona mbetën pa makina sepse drejtuan makinën pa leje

Dy persona mbetën pa makina sepse drejtuan makinën pa leje

Dy persona nga Çerkezi i Kumanovës mbetën pa automjetet e tyre dhe u ndaluan pasi policia zbuloi se po drejtonin pa leje drejtimi.
“Më 04.02.2026 në orën 13:40 në fshatin Ljubodrag të Kumanovës, oficerët e policisë nga Sektori i Punëve të Brendshme të Kumanovës kanë ndaluar D.J. (37) nga Kumanova dhe F.A. (29) nga fshati Çerkez i Kumanovës”.

“Gjatë një kontrolli të trafikut, oficerët e policisë ndaluan një automjet “Skoda”, të drejtuar nga D.J., dhe një “Opel”, të drejtuar nga F.A., dhe pas marrjes së masave, u vërtetua se ata po drejtonin automjetet pa pasur provim të kaluar për vozitje”.

“Prokurori publik është njoftuar dhe sipas udhëzimeve të tij, automjetet janë sekuestruar dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të ngrihen akuza përkatëse sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i një automjeti motorik”, thuhet në njoftimin e policisë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!