Wednesday, February 4, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQyteti“Bombë” institucionale në Strugë: Në pranverë publikohet raporti i 20 viteve për...

“Bombë” institucionale në Strugë: Në pranverë publikohet raporti i 20 viteve për keqpërdorimet nga paraardhësit e Mendi Qyrës në Komunën e Strugës

Struga pritet të tronditet nga publikimi i dy dekadave keqpërdorimesh në Komunën e Strugës, informon Struga Ekspres

Struga Ekspres, duke u thirrur në disa burime shumë të besueshme brenda Komunës së Strugës, mëson se pranverën e ardhshme pritet një zhvillim që mund të trondisë opinionin publik strugan.

Sipas këtyre burimeve, kryetari aktual i Komunës së Strugës, Mendi Qyra është në përgatitje të publikimit të një materiali të gjerë që, siç thuhet, dokumenton rreth 20 vite keqpërdorime dhe parregullsi të dyshuara të kryera nga udhëheqësit e mëparshëm të komunës.

Ende nuk dihet forma dhe momenti i saktë i këtij publikimi, por burimet theksojnë se bëhet fjalë për të dhëna që mund të hapin debate të forta politike dhe institucionale, si dhe të nxisin reagime nga aktorë të ndryshëm publikë.

Nga Komuna e Strugës ende nuk ka një konfirmim zyrtar lidhur me këto informacione, ndërsa Struga Ekspres do të vazhdojë të ndjekë nga afër zhvillimet dhe do t’ju informojë në kohë reale.(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!