Wednesday, February 4, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniGashi në Uashington në takime me drejtuesit e NDI dhe IRI për...

Gashi në Uashington në takime me drejtuesit e NDI dhe IRI për forcimin e demokracisë parlamentare

Gashi në Uashington në takime me drejtuesit e NDI dhe IRI për forcimin e demokracisë parlamentare

Kryeparlamentari Afrim Gashi, gjatë vizitës së tij në Uashington, SHBA, realizoi takime të rëndësishme me drejtues të dy instituteve prestigjioze amerikane – Institutit Kombëtar për Demokraci (NDI) dhe Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI).

Në takimin me znj. Tamara Wittes, Kryetare e NDI-së, dhe z. Scott Bates, Drejtor Rajonal për Europën dhe Azinë, u adresua bashkëpunimi afatgjatë ndërmjet Kuvendit dhe NDI-së. U diskutuan projektet e rëndësishme, përfshirë Programin për Mbështetje Parlamentare, i cili prej vitesh ka dhënë rezultate konkrete në forcimin e rolit dhe pavarësisë së Kuvendit, rritjen e transparencës, digjitalizimin dhe afrimin e institucionit me qytetarët.

“Vlerat që promovon NDI janë thelbësore për forcimin e demokracisë institucionale dhe dialogut politik. Shpreh mirënjohje dhe gatishmëri për vazhdimin e këtij partneriteti në shërbim të përfaqësimit më të mirë të qytetarëve”, tha Gashi

Në kuadër të vizitës, kryeparlamentari zhvilloi takim edhe me z. Daniel Twining, Kryetar i IRI-së, dhe z. Stephen Nix, Drejtor Rajonal për Europën dhe Euroazinë. Diskutimet u fokusuan në mundësitë e bashkëpunimit dhe rëndësinë e dialogut strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara. Gashi vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të IRI-it për forcimin e kapaciteteve parlamentare dhe standardeve demokratike. “Kontributi i IRI-it në zhvillimin e kulturës politike përmes programeve të ndryshme është i çmuar. Ky partneritet ka rol të rëndësishëm në zhvillimin institucional dhe bashkëpunimin ndërkombëtar”, tha Gashi.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!