Wednesday, February 4, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniQamili: VLEN është në pushtet vetëm 1 vit e gjysmë, por nuk...

Qamili: VLEN është në pushtet vetëm 1 vit e gjysmë, por nuk po përsëriten rastet e monutara ndaj shqiptarëve

Qamili: VLEN është në pushtet vetëm 1 vit e gjysmë, por nuk po përsëriten rastet e monutara ndaj shqiptarëve

Zv/kryetari i Tetovës dhe përfaqësues i VLEN-it, Albi Qamili, në emisionin ZOOM në TVM2 tha është i vetëdijshëm se VLEN nuk ka bërë çudira, por shumë gjëra kanë ndryshuar për mirë me rënien e BDI-së në opozitë. I pyetur për ecurinë e Qeverisë VLEN në këto 20 muaj, Qamili theksoi se personalisht mendon se duhet shumë më shumë, por akoma nuk ka kaluar as gjysma e mandatit.

“Sot nuk na ndodhin raste të montuara kundër shqiptarëve si Kumanova, Monstra, Alfa dhe shumë të tjera, sot nuk kemi rrahje të shqiptarëve nëpër autobusë dhe incidente ndëretnike, nuk kemi enciklopedi shtetërore që na fyen. Të gjitha këto kanë qenë të theksuara gjatë qeverisjes së BDI-së”, tha Qamili.

Ai kujtoi edhe autobusët përplot me shqiptarë që u shpërngulën në kohën e BDI-së dhe tha se ky trend është në rënie gjatë qeverisjes së VLEN-it.

“Nuk them se kemi bërë çudira, sepse akoma nuk jemi as në mesin e mandatit, por të paktën i kemi ndalur goditjet e drejtpërdrejta ndaj shqiptarëve. I kemi ndarë 80 milionë euro vetëm për komunat me shumicë shqiptare. Po i rregullojmë çështjet e infrastrukturës bazë të cilat këta nuk i kishin prekur për 20 vjet”, deklaroi Qamili.

Ai tha se këtë ndryshim po e vërejnë edhe shqiptarët, prandaj i dhanë VLEN-it fitore të madhe në zgjedhjet lokale.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!