Tuesday, February 3, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniZëvendëskryeministri i Parë Bekim Sali zhvillon takim në Bruksel me Komisioneren për...

Zëvendëskryeministri i Parë Bekim Sali zhvillon takim në Bruksel me Komisioneren për Zgjerim, Marta Kos

Zëvendëskryeministri i Parë Bekim Sali zhvillon takim në Bruksel me Komisioneren për Zgjerim, Marta Kos

Zëvendëskryeministri i Parë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, zhvilloi sot në Bruksel një takim pune me Komisioneren Evropiane për Zgjerim, Marta Kos. Takimi u fokusua në ecurinë e procesit të integrimit evropian të vendit, prioritetet reformuese dhe sfidat aktuale në kuadër të agjendës evropiane.

Gjatë bisedimeve, Zëvendëskryeministri Sali riafirmoi se anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet një prioritet strategjik i Qeverisë, i vlerësuar si një investim afatgjatë për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e kontinentit evropian. Ai theksoi se momentumi pozitiv i krijuar duhet të shfrytëzohet përmes bashkëpunimit të ngushtë dhe të vazhdueshëm me institucionet evropiane, me qëllim avancimin konkret të procesit integrues.

Në cilësinë e Ministrit për Çështje Evropiane, Kryenegociatorit, Koordinatorit Nacional për Instrumentin e Reformës dhe Rritjes (RGF), si dhe NIPAC, Sali nënvizoi përkushtimin për të ruajtur fokusin e administratës shtetërore në reformat e lidhura me BE-në dhe për të siguruar vazhdimësinë e ritmit të reformave, në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira evropiane.

Në këtë kontekst, palët shkëmbyen mendime edhe mbi zbatimin e Planit të Rritjes dhe Agjendës Reformuese, si dhe mbi çështje të tjera aktuale me interes të përbashkët, duke theksuar rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm dhe dialogut konstruktiv me institucionet e Bashkimit Evropian.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!