Kompania ajrore Wizz Air njoftoi se përkohësisht do t’i zëvendësojë fluturimet nga Bazeli, me nisje nga Shtutgarti për katër destinacione në rajon, përfshirë edhe Ohriun.
Ky ndryshim do të vlejë për një periudhë rreth një mujore, nga mesi i prillit deri në mesin e majit, për shkak të punimeve ndërtimore të planifikuara më herët, të cilat do të kryhen në pistën e aeroportit të Bazelit.
Fluturimet në linjën Shtutgart–Ohër do të fillojnë më 15 prill, tri herë në javë, dhe do të zgjasin deri më 20 maj 2026.
Burimi Ohrid Pres
Struga Ekspres













