Qeveria ka marrë vendim për angazhimin e gjithsej 10.000 shtetasve të huaj në vitin 2026, me qëllim të mbulimit të nevojave të tregut të punës në vend. Vendimi hyn në fuqi më 16 janar dhe, sipas autoriteteve, synon të mbështesë ekonominë dhe të kapërcejë mungesën e fuqisë punëtore.
Shumica e kuotës, ose 9.750 leje, lidhen me punësim të rregullt. Nga këto, 4.500 janë të destinuara për angazhime të reja, ndërsa 5.250 do të shërbejnë për vazhdimin e lejeve ekzistuese për të huajt që tashmë punojnë në vend. Përveç kësaj, janë parashikuar edhe 200 leje për punëtorë të dërguar dhe 50 për punë sezoniere.
Ministria e Ekonomisë dhe Punës njofton se do të monitorojë vazhdimisht gjendjen e tregut të punës dhe shfrytëzimin e kuotave, në mënyrë që masat të përshtaten në kohë sipas nevojave reale ekonomike.
Rritja e kuotave vjen pas shumë apelimeve të komunitetit të biznesit që mungesa e fuqisë punëtore në industri si ndërtimi, gastronomia, tregtia dhe industria përpunuese është një problem i madh.
Këtë vit, numri i lejeve të punës është trefishuar dhe gjysmë krahasuar me pesë vitet e fundit, kur vetëm 1.704 persona morën leje. Me interesin më të madh për të punuar në vend janë shtetasit e Bangladeshit, Nepalit, Indisë, Turqisë, Kinës dhe Filipineve.
Qeveria çdo vit vendos një kuotë për lejet e punës që kufizon numrin e punëtorëve të huaj, ku kjo nuk duhet të tejkalojë 5% të popullsisë së punësuar. Sindikatat prej vitesh kërkojnë liberalizim më të madh të tregut të punës dhe rritje të kuotave, dhe numri prej 10.000 lejesh tregon rritje krahasuar me 7.000 lejet në vitin 2023.













