Friday, January 16, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniWizzAir duke filluar nga muaji mars i këtij viti do të fluturojë...

WizzAir duke filluar nga muaji mars i këtij viti do të fluturojë në linjën Ohër–Bratislavë

Linja Ohër–Bratislavë, e cila do të vendoset nga muaji mars i këtij viti përmes kompanisë ajrore WizzAir, do të kontribuojë në përmirësimin e lidhshmërisë ndërmjet dy vendeve dhe do të jetë në funksion të zhvillimit të turizmit dhe sektorit të biznesit, u tha pas takimit të sotëm nga zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski, dhe ambasadorja e Sllovakisë, Iveta Hricova.

Zëvendëskryeministri Nikolloski theksoi se Qeveria i kushton vëmendje të veçantë zhvillimit të transportit ajror dhe se vendosja e kësaj linje ajrore do t’i afrojë lidhjet ekonomike ndërmjet dy shteteve.
Në takim u konfirmuan marrëdhëniet e mira bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Sllovakisë, ndërsa u diskutua edhe për forcimin e bashkëpunimit tregtar, marrëdhënieve politike dhe nxitjen e klimës së biznesit.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!