Wednesday, January 7, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeBotaTrump publikon të dhënat: 33% e familjeve nga Maqedonia që jetojnë në...

Trump publikon të dhënat: 33% e familjeve nga Maqedonia që jetojnë në SHBA, marrin ndihmë sociale (tabela)

- Advertisement -

Presidenti amerikan Donald Trump ka publikuar në rrjetin social Truth Social një listë ku tregohet se 33% e familjeve nga Maqedonia që jetojnë në SHBA, marrin ndihmë sociale. Në këtë listë, presidenti Trump ka shpërndarë të dhëna mbi përfitimin e asistencës sociale edhe nga familjet emigrante të vendeve të tjera në SHBA.

Sipas këtyre të dhënave, 41.3% e familjeve emigrante nga Shqipëria, në Shtetet e Bashkuara përfitojnë ndihmë sociale nga shteti amerikan. Në këtë listë është e përfshirë edhe Kosova me 46% familje që përfitojnë ndihmë sociale.

Tabelat janë pjesë e një renditjeje me titull “Immigrant Welfare Recipient Rates by Country of Origin”, ku paraqitet përqindja e familjeve emigrante që marrin asistencë sociale, të ndara sipas vendit të origjinës. Në listën e publikuar nga Trump, Shqipëria rezulton me një përqindje më të ulët krahasuar me disa vende të tjera, por mbi pragun 40%, duke u renditur pranë shteteve si Moldavia, Ukraina dhe Vietnami.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!