
Më 04.01.2026, në ora 16:20, në rrugën magjistrale Kërçovë–Ohër, pranë fshatit Novo Sellë, zyrtarë policorë nga SPB Ohër e privuan nga liria B.L. (29) nga fshati Mesheishtë, komuna Debarcë, me qëndrim në Gjermani.
Gjatë kontrollit me radar u konstatua se ai drejtonte një automjet pasagjerësh “Audi” me targa gjermane me shpejtësi 188 kilometra në orë, në një vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është e kufizuar në 100 kilometra në orë. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër tij do të parashtrohet kallëzim sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik”.
(Struga Ekspres)













