Thursday, February 26, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniKapen 10 kg kokainë në Maqedoninë e Veriut

Kapen 10 kg kokainë në Maqedoninë e Veriut

Më 31.12.2025 rreth orës 14:30, në fshatin Koliçan i Epërm, rajoni i Shkupit, zyrtarë policorë nga Njësia për Tregti të Palejuar pranë SPB Shkup ndaluan një automjet pasagjerësh “BMW X5” me targa të Shkupit, i drejtuar nga I.E. (26) nga Shkupi. Për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale sipas nenit 215 të Kodit Penal, automjeti u sekuestrua për kontroll të mëtejshëm.

Më 01.01.2026, zyrtarë policorë nga Njësia për Tregti të Palejuar pranë SPB Shkup, në koordinim me zyrtarë nga Sektori për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe Serioz pranë MPB-së, si dhe zyrtarë të Drejtorisë së Doganave me qen shërbimi, mbi bazën e një urdhri gjyqësor të siguruar paraprakisht, kryen kontroll në automjet. Gjatë kontrollit, në një bunker të improvizuar në pjesën e poshtme të automjetit, u gjetën dhe u sekuestruan rreth 10 kilogramë kokainë.
I dyshuari I.E. është privuar nga liria dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!